TOC

This article is currently in the process of being translated into Albanian (~99% done).

The basics:

Getting started

Për të zhvilluar një faqe me framework-un ASP.NET Web Forms, ju nevojitet vetëm framework-u .NET (preferohet versioni i fundit) dhe një tekst editor, si p.sh. Notepad ose cilindo tekst editor që preferoni. Pastaj mund të shkruani kodin tuaj në tekst editorin dhe të përdorni command line të përfshirë në framework-un .NET për të kompiluar kodin tuaj. Disa njerëz madje do të preferonin këtë mënyrë "bazike" e të bërit gjëra, por unë besoj se ASP.NET është programuar më së miri me një IDE të mirë.

Mjedisi i Integruar i Zhvillimit

IDE qëndron për Mjedisi i Integruar i Zhvillimit (Integrated Development Environment) dhe zakonisht është një kombinim i një tekst editori, një lloj menaxhim-projekti, integrim me një ose disa kompilues dhe shumë më tepër. Në këtë tutorial, ne do të përdorim IDE falas Visual Studio Community nga Microsoft - është falas, me instalim te shpejte dhe i lehtë për t’u përdorur! Ju mund të përdorni një IDE nga një burim tjetër ose edhe nga një tekst editor i thjeshtë, dhe do të jeni akoma në gjendje të ndiqni pjesën më të madhe të këtij tutoriali, por do të përfitoni më shumë duke përdorur Komunitetin Visual Studio Community. Duke perdorur nje IDE te mire shume procese do te pershpejtohen ne planin afatgjate.

Shkarkoni Visual Studio Community

Pra, per te filluar me kete tutorial, mund te vazhdoni dhe te download-oni Visual Studio Community nga visualstudio.com. Ketu do te gjeni linkun direkt te faqes per shkarkimin:

https://www.visualstudio.com/downloads/

Sapo ta keni shkarkuar dhe instaluar atë, ju jeni gati të vazhdoni me artikujt e metejshem, ku ne do të krijojmë faqen tuaj të parë me ASP.NET.

Nuk perdorni Windows?

Mos u shqetesoni, ka edhe nje version per macOS - thjesht ndiqni linkun me siper dhe sigurohuni qe te selektoni versionin macOS te Visual Studio Community!


This article has been fully translated into the following languages: Is your preferred language not on the list? Click here to help us translate this article into your language!